image Belgjika lehtëson masat kufizuese, rihapen disa biznese nga fillimi i muajit maj

Shëndetësi

Botë/ Belgjika lehtëson masat kufizuese, rihapen disa biznese nga fillimi i muajit maj

news image

Kryeministrja e Belgjikës, Sophie Wilmes ka prezantuar ditën e sotme planin për heqjen graduale të masave kufizuese kundër koronavirusit të ri.

Sipas rregullave të reja, të gjitha dyqanet do të lejohen të rihapen nga 11 maji, ndërkaq një javë më pas do të rihapen edhe shkollat, megjithëse numri i nxënësve nëpër klasa do të kufizohet.

Sipas planit të prezantuar nga qeveria belge, më 4 maj do të rihapen dyqanet e rrobave, me qëllim që njerëzit të mund të respektojnë rregullat e reja, që kërkojnë që të gjithë belgët nga mosha 12-vjeçare, duhet të vendosin maska. Dyqanet tjera do të rihapen një javë më vonë.

Shkollat do të rihapen më 18 maj dhe në një klasë nuk do të lejohen më shumë se dhjetë nxënës. Kafet dhe restorantet pritet që të rihapen më 8 qershor.

Deri më tani në Belgjikë janë shënuar 6,917 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 45,325 të infektuar./Gazeta Sinjali/