image Belgjika dhe Anglia deklasojnë kundërshtarët në eliminatoret për Kupën e Botës

Futboll

Belgjika dhe Anglia deklasojnë kundërshtarët në eliminatoret për Kupën e Botës

news image

Kualifikimet për kampionatin botëror “Katar 2022” janë duke u luajtur, shkruan Sinjali Sport.

Belgjika u tregua e pamëshirshme ndaj Estonisë, duke ia shënuar pesë gola, e duke i pësuar dy.

Belgët edhe pse ishin në disavantazh pas minutës së dytë nga goli Kait, nuk lejuan ndonjë befasi, pasi më pas shënuan pesë herë rresht me anë të Vanaken, Lakukus (2 herë), Witsel dhe Foket.

Estonezët shënuan edhe një herë përmes Sorgas vetëm sa për ta ulur golaverazhin.

Belgjika mban pozitën e parë me 10 pikë, derisa Estonia nuk ka pikë as pas ndeshjes së tretë.

Në tjetrën anë Anglia u tregua e fortë për Hungarinë, pasi triumfoi në udhëtim me rezultat të pastër 0-4.

Pjesa e dytë ishte ajo që vendosi për këtë përballje, ku Sterling e nisi, më pas Kane shënoi, vazhdoi edhe Maguire, kurse Rice e mbylli.

Anglia vazhdon me bilanc perfektë, nga katër ndeshje katër fitore në krye të grupit me 12 pikë, kurse Hungaria me 7 pikë është e treta.  /Gazeta Sinjali Sporti/