Dhunimi dhe diskriminimi racor ndaj të rinjve vazhdon të jetë një plagë e rëndë në shoqërinë tonë, ku përkatësia etnike shpesh shndërrohet në arsye për akte të turpshme dhune. Një rast i tillë alarmues ka ndodhur së fundmi në Obiliq, ku një adoleshent 15-vjeçar nga komuniteti ashkali u bë viktimë e një sulmi fizik në një ndeshje futbolli, raporton Gazeta Sinjali.
Bëhet fjalë për Belgin Jasharin, futbollistin e grupmoshave U15 të ShF Fushë Kosova, i cili më 21 prill, gjatë ndeshjes kundër ShF Arsenalit, u sulmua brutalisht në fushën sportive.
Sinjali raportoi ekskluzivisht identitetin e të dyshuarit për këtë sulm që ka tronditur opinionin publik dhe sportdashësit në gjithë vendin. I dyshuari është Januz Faniqi, rreth 46-vjeçar, i cili, pa asnjë arsye të justifikueshme, e sulmoi fizikisht të miturin para shumë dëshmitarëve.
Lidhur me rastin, ai është ftuar si i ftuar special në Barça Camp Kosova 2025, një mundësi që do të kontribuojë në shërimin e plagëve dhe në forcimin e besimit në fuqinë e sportit për të bashkuar dhe sjellë miqësi.
Pas përjetimit të dhunës, Barça Camp Kosova i dërgon Belgin Jasharit dhe të gjithë fëmijëve mesazhin e qartë:
“Sporti është dashuri, respekt dhe bashkim – jo dhunë dhe paragjykim.”
“Ftesa jonë për Belginin është një simbol i mbështetjes, respektit dhe besimit në fuqinë që ka sporti për të shëruar plagët dhe për të ndërtuar ura miqësie”, thuhet tutje.
Postimi:
Një ftesë që prek zemrën dhe ringjall shpresën!
Belgin Jashari, talent i jashtëzakonshëm nga komuniteti Rom dhe një shembull i vërtetë i guximit, i është bashkuar familjes së Barça Camp Kosova 2025 si i ftuar special!
Pas një përjetimi të rëndë dhune në sport, ne në Barça Camp Kosova duam t’i dërgojmë Belgin-it dhe gjithë fëmijëve mesazhin e qartë:
“Sporti është dashuri, respekt dhe bashkim – jo dhunë dhe paragjykim.”
Ftesa jonë për Belginin është një simbol i mbështetjes, respektit dhe besimit në fuqinë që ka sporti për të shëruar plagët dhe për të ndërtuar ura miqësie.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!