Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar pas deklaratave të këshilltarit të kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashit për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Jashari i është bashkuar një nisme në Facebook, ku në kundërshtim të këtyre deklaratave qytetarët po ndërrojnë foton e profilin, duke e vendosur atë me emblemën e UÇK-së.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe ai, duke shkruar se po të mos ishte UÇK, atëherë do të ishte Serbia
“Po mos të ishte UÇK‘ja Do ishte Serrbia!”, ka shkruar Jashari.
Ndryshe, Gashi akuzoi publikisht Ushtrinë Clirimtare të Kosovës se ka kryer krime lufte.
Gashi më vonë ka dhënë shpjegime për këtë deklaratë, duke thënë se “Unë nuk ka thënë që UÇK-ja ka kryer krime, por individë të UÇK-së (keqpërdorues të uniformës së UÇK-së”, ka shkruar Gashi.