image Mc Beka e para-ndjenë se nesër do të largohet nga shtëpia

Bota e Yjeve

Mc Beka e para-ndjenë se nesër do të largohet nga shtëpia

news image

Banori i Big Brother VIP Kosova, MC Beka duke ngrënë darkën e shtruar nga “Vëllai i Madh”, ka thënë se kjo eksperiencë ka qenë eksplozion i emocioneve, ndërsa ka shtuar se e ka një parandjenjë se do të dalë nesër.

MC Bekës këtë reality show duket t’ia ketë rekomanduar edhe gruaja e tij, ndërsa kjo darkë mund të jetë e fundit për të, pasi që ai është në mesin e gjashtë personave të nominuar.

“Kjo ka qenë  eksplozion i emocioneve. Edhe pse un nuk jam ‘iftari’ i emisioneve sociale edhe pse janë  të afirmuara në botë , edhe Big Brother që nuk rrjedh nga një  produksion i vogël, e falënderoj kush më ka propozu , po ashtu me influencën e bashkëshortes jam këtu”, ka thënë MC Beka mes tjerash.

“Shumë raste me nominu për mua është tmerr, e me nominu pa arsye, e me arsye është siklet i madh. Gjithmonë jetë ki mu sprovu me vetveten ose në raport me miq e kolegë, besa edhe më korrekt. Por deri në dhomë të rrëfimeve, pastaj aty flet çfarë të duash”, ka shtuar ai.

/GazetaSinjali/