image Behgjet Pacolli i ofron ndihmë Adriana Matoshit

Sociale

Behgjet Pacolli i ofron ndihmë Adriana Matoshit

news image

Njoftimi i deputetes dhe aktores Adriana Matoshi se i është rikthyer tumori në tru, për të cilin ishte operuar para nëntë vitesh, ka ngjallur reagime dhe i kanë ofruar ndihmë shumë qytetarë e figura publike.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli i ka ofruar ndihmë Matoshit duke thënë se është në dispozicionin e saj nëse ajo konsideron se ndihmën mjekësore duhet ta kërkojë jashtë Kosovës.

Adriana unë uroj nga zemra që të kurohesh nga kjo kokëdhimbje sa më shpejt. Të lutem mos harro se jam në dispozicionin tënd nëse mendoni se jashtë vendit, në Zvicër apo gjetiu do të ishte më mirë të vazhdosh të merresh me këtë problem që po të shqëtëson tani. Më thuaj të lutem!”, ka shkruar Pacolli në njoftimin e Matoshit në Facebook.

Aktorja Matoshi dje ka njoftuar përmes Facebook-ut se të mërkurën do t’i nënshtrohet operimit për tumorin në tru.

/GazetaSinjali/