image Bëhuni gati, dimri i vërtetë vjen të martën

Kosovë

Moti/ Bëhuni gati, dimri i vërtetë vjen të martën

news image

Dimri i vërtetë pritet të vijë nga dita e martë e javës që po vjen ku do të ketë reshje të borës në vendin tonë.

Mot pa reshje dhe relativisht i ngrohtë do të jetë vetëm deri të hënën. Nga e marta parashihet të ketë borë. Kjo deri në ditën e fundit të javës që vjen.

Edhe e mërkura, e enjtja dhe e premtja do të jenë njëjtë. Reshje bore ka edhe në fundjavë.

Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -7 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditë parashihen të lëvizin ndërmjet 3-11 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-10 m/s./ Gazeta Sinjali/