image Nga testimi i 36 personave të karantinuar në Qendrën e Studentëve, një person del pozitiv, priten të testohen edhe 98 të tjerë

Kosovë

Njoftim/ Nga testimi i 36 personave të karantinuar në Qendrën e Studentëve, një person del pozitiv, priten të testohen edhe 98 të tjerë

news image

Dje është bërë testimi i 36 personave të karantinuar në Qendrën e Studentëve, ku njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një postimi në Facebook.

“Gjatë ditës së premte, IKSHPK ka bërë testimin e 36 personave të karantinuar në Qendrën e Studentëve me datën 19 mars 2020. Tridhjetë e pesë (35) prej tyre kanë rezultuar negativ në Covid-19”, thuhet në njoftimin e tyre.

Personi i infektuar është dërguar në Klinikën Infektive, së bashku me personin që ka qëndruar në dhomë gjatë kohës së karantinimit, kurse 1 tjetër, edhepse ka rezultuar negativ në Covid-19, është dërguar në QKUK për shkak të problemeve shëndetësore të natyrës ortopedike.

Grupi prej 33 personave janë liruar sot të shkojnë në shtëpi, dhe janë të rekomanduar që t’u përmbahen kushteve të izolimit shtëpiak edhe për dy javë.

Ndërsa Ministria ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme pritet të testohen edhe 98 persona të tjerë, të cilët në Qendrën e Studentëve janë karantinuar me datën 20 mars 2020./Gazeta Sinjali/