image Bëhet i gjallë Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Siguri

Bëhet i gjallë Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

news image

Tetë vetura, prej tyre shtatë me tabela RKS, janë përfshirë nga zjarri tri ditët e fundit në komunat veriore të banuara me shumicë serbe. Këto veprime u dënuan nga akterë politikë në vend e po ashtu pati edhe reagime ndërkombëtare, raporton Gazeta Sinjali.

Por reagimet munguan nga institucioni i cili si mision ka kujdesin për sundimin e ligjit dhe sigurinë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, e cila udhëhiqet nga Xhelal Sveçla i Lëvizjes Vetëvendosje.

Sveçla u bë i gjallë pak minuta më parë, ku nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, tha se djegia e veturave të qytetarëve serb është e orkestruar nga Beogradi, teksa këto veprime i quajti kriminale.

“Djegia e veturave të qytetarëve tanë në veri e orkestruar nga Beogradi me qëllim të shkaktimit të frikës tek qytetarët tjerë është pa dyshim akt i rëndë kriminal. Siç edhe kemi thënë sa herë kanë ndodhur akte të tilla, njësitet relevante policore kanë qenë të angazhuara në identifikimin e kriminelëve që kanë kryer akte të tilla”, shkroi ai.

Ndërkohë ai përmendi edhe arrestimin e personit të dyshuar, i cili sipas Policisë, ka qenë i përfshirë edhe në sulmin me armë zjarri nga Policisë së Kosovës, ku si pasojë kishin mbetur të plagosur dy zyrtarë policorë.

“Njëri nga ta sot është arrestuar dhe i cili përveç që ka qenë i përfshirë në djegien e veturave në veri, si pjesë aktive e strukturës kriminale të të ashtuquajturës “Mbrojtje Civile”, më parë ai kishte sulmuar me armë Policinë e Kosovës duke i plagosur dy zyrtarë të saj.  Poashtu organet e sigurisë kanë dëshmi për përfshirjen e tij në sulme ndaj infrasturkturës kritike të republikës.  Në kuptim të kësaj, shtetasi serb i arrestuar sot akuzohet për “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar”, “Vrasje në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare””, tha më tej Sveçla.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02K576qU7N5p3jHVpaDLhZo5nS24cdz34S25JXaTm3KE1Wxp4gdbBk2vgrXHQt8Q8Ml&id=100063788556625&cft[0]=AZX-DRyWz7XTK7TN0g8aGqkmQsiHN7hURmJsGjRrZ-AnvdEwBtZhaSXb1WNusD_fMNlyWPcdOQ1fQsnU8V4yetJIUjN0suZimHN2fQC-aOy-XeIgQYPs8zN99fKzkoTGQ3C9MSz61XU3xHcFVzYfIFRlFytW9ggfkGLWff01By4ldw&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/