image Begaj uron Kosovën në 27-vjetorin e çlirimit: Liria u fitua me sakrificë dhe mbështetje ndërkombëtare

Kosovë

Begaj uron Kosovën në 27-vjetorin e çlirimit: Liria u fitua me sakrificë dhe mbështetje ndërkombëtare

news image

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Kosovën me rastin e 27-vjetorit të çlirimit, duke vlerësuar se liria e vendit është rezultat i sakrificës së madhe dhe mbështetjes së aleatëve ndërkombëtarë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj theksoi rolin vendimtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kontributin e aleatëve strategjikë, veçanërisht NATO-s, në arritjen e lirisë.

Ai falënderoi aleancën veri-atlantike për, siç u shpreh, qëndrimin në anën e drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor në një moment kyç të historisë së Kosovës.

Begaj gjithashtu shprehu mirënjohje për luftëtarët e UÇK-së dhe të gjithë ata që kontribuan në çlirimin e vendit, duke përmbyllur mesazhin me nderim për dëshmorët e lirisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/