Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj shkoi sot te familja Haradinaj në Gllogjan të Deçanit, ku bëri edhe nderime për dëshmorët.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u shpreh i nderuar me vizitën e shefit të shtetit shqiptar, të cilit tha se iu dha titulli “Qytetar nderi i Deçanit”.
“Sot na nderoi me vizitë në familje në Gllogjan dhe në komunë në Deçan, Presidenti i Shqipërisë, Shkelqësia e tij, Gjeneral Bajram Begaj. Komuna e Deçanit nderoi Presidentin Begaj duke i dedikuar titullin “Qytetar nderi i Deçanit””, shkroi Haradinaj në Facebook.
“Gjaku s’bëhet ujë, së bashku me Presidentin e Shqipërisë nderuam të rënët për liri në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. Lavdi të rënëve për liri! Faleminderit President Begaj! Faleminderit“, shtoi ai.