image Befason Luizi, ishi i tij mund të hyjë në shtëpinë e BBVA

Bota e Yjeve

Befason Luizi, ishi i tij mund të hyjë në shtëpinë e BBVA

news image

Herë pas here në shtëpinë e “Big Brother VIP2” është përfolur në lidhje me mundësinë që aty mund të futet si banor ndonjë ish-partner/e e ndonjërit pre tyre.

Madje Luiz Ejlli ka qenë i fiksuar për disa ditë, ku thoshte ‘nëse do hynte ndonjë ish-i dashur i Kiarës, do ta dobësonte në lojë’.

Një bisedë e tillë është bërë edhe së fundmi, ku Kristi shprehet se ‘do ishte perlë të futej ish-i i dikujt’.

Pjesë nga biseda:

Kristi: Imagjino ish-i i njërit këtu, do të ishte perlë. Po nuk e fusin, nuk vijnë ato

Tea: Kush nuk vjen?

Kristi: Një ish për shembull, ish-i i Luizit po them

Tea: Jo nuk vijnë, nuk e bëjnë

Luizi: Emri i ka dalë

Tea: Seriozisht?

Kristi: Si ka dalë emri?

Luizi: Te të përfolurit

Olta: Kujt?

Luizi: Nuk ka rëndësi, po erdhi merret vesh

Kristi: Ça thua, me vërtetë?

Luizi: Po

Kristi: Me ardhur këtu?

Luizi: Po

Kristi: E sheh se e nuhata, ajo do ishte e bukur

Dea: Ç’do të kishte të bukur

Tea: A ka familje ish-i jot?

Luizi: Nuk kam pas vetëm atë o Tea

Olta: Për një nga ish-at e tu bëhet fjalë.

/GazetaSinjali/