image Befason Lokaj: Nuk e dua Kombëtaren e Shqipërisë

Kosovë

Futboll/ Befason Lokaj: Nuk e dua Kombëtaren e Shqipërisë

news image

Komentatori i njohur i futbollit, Andin Lokaj, ka bërë një deklaratë befasuese pak para ndeshjes historike Angli – Kosovë.

Lokaj deklaroi se nuk e do Kombëtaren e Shqipërisë. Ai tha se e do vetëm Kombëtaren e Kosovës. Këtë deklarat ai e tha në emisionin “Imazh” në Radio Televizionin e Kosovës, ku edhe është i punësuar.

“Unë nuk e dua Shqipërinë o vëlla, e dua Kosovën. Këto janë sene të babadimrit. Kosova e ka kombëtaren e vet, e ka shtetin e vet dhe e ka flamurin e vet”, deklaroi Lokaj.

Tutje, ai tha se UEFA nuk e lejon flamurin kombëtar në ndeshjet e Kosovës kur i zhvillon në stadiumin mitik “Fadil Vokrri”.

Kosova do të përballet sonte me Anglinë në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Evropian “Euro2020”, me fillim të orës 20:45.