image Befason Cardi B, shfaqet e mbuluar kokë e këmbë në Paris

Bota e Yjeve

Video/ Befason Cardi B, shfaqet e mbuluar kokë e këmbë në Paris

news image

Cardi B di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen dhe këtë gjë ka arritur ta bëjë edhe në ‘Paris Fashion Week’. Reperja e njohur ka arritur të kthejë kokat e të gjithëve me veshjen e saj të çuditshme.

E shoqëruar nga një ‘bodyguard’ këngëtarja u shfaq e veshur me një fustan me printe lulesh në ngjyrë blu, jeshile dhe të bardhë, që i mbulonte gjithë trupin, madje dhe fytyrën.

Cardi ka treguar se kjo ka qenë si një lloj “hakmarrje” për të gjithë ata që u shprehën të kënaqur kur ajo mungoi në javën e modës në Neë York.

Veshja e reperes është pjesë e koleksionit vjeshtë 2019 të Richard Quinn dhe për herë të parë u prezantua në “London Fashion Ëeek” në muajin shkurt. Cardi B mori pjesë edhe vitin e kaluar në javën e modës në Paris me një tjetër veshje të guximshme.

https://www.instagram.com/p/B290bmfgraI/?utm_source=ig_web_copy_link