image Befasia për Semin/ Takimi emocional në shtëpinë e Big Brother

Bota e Yjeve

Befasia për Semin/ Takimi emocional në shtëpinë e Big Brother

news image

Njëra prej banorëve të Big Brother Albania VIP, Semi, ka takuar sot babanë e saj me të cilin nuk është parë prej vitesh.

Kjo për shkak se babai i saj ka disa vite që jeton dhe punon në Kanada.

Mirëpo, produksioni i Big Brother i ka bërë këngëtares një surprizë duke i mundësuar që babai ta vizitojë atë.

Fillimisht BBV ia ka bërë një rreng asaj duke thënë që vetëm do ta telefonojë por kur ajo u kthye në shtëpi babai ishte duke e pritur atë. 

/GazetaSinjali/