image Befasi tek Ballkani: Daja pritet t'ia besojë sulmin talentit nga Suhareka ndaj Zalgirisit

Futboll

Befasi tek Ballkani: Daja pritet t’ia besojë sulmin talentit nga Suhareka ndaj Zalgirisit

news image

Sot do të jetë një ditë historike për Ballkanin nga Suhareka.

Kampionët e edicionit 2021-22 të Superligës së Kosovës në Futboll do të debutojnë sonte në Ligën e Kampionëve.

Suharekasit do të luajnë ndeshjen e parë të rrethit kualifikues në Ligën e Kampionëve ndaj kampionit të Lituanisë, Zalgiris.

Siç mëson Gazeta Sinjali nga burimet e afërta me klubin, tek Ballkani sonte do të startojnë dy djemtë e talentuar të qytetit, Lindon Emërllahu dhe sulmuesi Albin Berisha.

Emërllahu tashmë nuk është më befasi pas në ndeshjet e fundit të edicionit të kaluar, ai ishte startues në shumicën prej tyre.

Megjithatë befasia më e madhe e trajnerit Ilir Daja do të jetë sulmuesi 9, të cilit pritet t’ia besojë të talentuarit Albin Berisha.

Sulmuesi Berisha e ka impresionuar Dajën gjatë seancave parasezonale, dhe beson se mund të jetë i duhuri për të startuar në ndeshjen e sotme.

Ndeshja zhvillohet në “Fadil Vokrri” dhe fillon nga ora 20:00.

/GazetaSinjaliSport/