image Bedri Hamza: Situata në Veri është shqetësuese

Politikë

Bedri Hamza: Situata në Veri është shqetësuese

news image

Sonte sërish ka pasur shpërthime me shok-bomba në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut. Rastin e ka konfirmuar Policia dhe ka njoftuar se s’ka persona të lënduar e as dëme materiale.

Menjëherë pas këtyre ngjarjeve ka folur edhe kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, i cili tha se situata në Veri është shqetësuese.

“Situata është shqetësuese. Normalisht që cenohet siguria e stabiliteti edhe i qytetarëve të asaj pjese. Ne jemi për ta bërë maksimumin në dobi të tyre dhe stabilitetit e ruajtjes së rendit dhe qetësisë.”, tha Hamza.

Hamza mes tjerash tha se sot në zyre priti zyrtarë të lartë nga KFOR-i.

“Jam në koordinim edhe me KFOR-in edhe me institucionet tjera, por situata është serioze dhe e tensionuar”, tha ai për Mitropol.

/GazetaSinjali/