image Beckham zgjedh mes Messit dhe Ronaldos

Futboll

Futboll/ Beckham zgjedh mes Messit dhe Ronaldos

news image

Cili është më cilësor, Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi? Një pyetje e shtruar më shumë se një dekadë më parë, kur dolën në skenë dy “yjet” e futbollit borëror, e që ka shkaktuar një debat të pashtershëm, ku së fundmi është përfshirë edhe David Beckham, ish-futbllisti i famshëm i Manchester United, Real Madridit etj. “Spice Boy” pozicionohet në krah të “Pleshtit” në këtë debat, duke e cilësuar si më të madhin në botë.

Legjenda e “Djajve të Kuq” këmbëngul se të dy “yjet”, që kanë fituar në total 11 “Topa të Artë”, janë mbi pjesën tjetër të futbollit, por mendon se “Messi ka cilësi më të veçanta, që e bëjnë unik. Beckham thekson se është “e pamundur” që dikush t’i afrohet talentin të argjentinasit.

44-vjeçari u përfol se synonte të bindte Messin për një lëvizje sensacionale drejt skuadrës së tij, Inter Miami, në MLS, por diçka nuk mund të ndodhë në të një ardhme të afërt.

Për të treguar madhështinë e Messit, Beckham kujton një ndeshje e cila ndryshoi rrjedhë sapo Messi u fut në fushë.

“Ne (Reali) po udhëhiqnin ndaj Barcelonës, para se të vinte Messi, por, sapo ai hyri, Barcelona shënoi. Unë jam ndëfryer kur luaja në atë nivel të lartë dhe nuk më pëlqente të humbja. Skuadra jonë luajti mirë, bëri gjëra për të cilat duhet të ndihemi krenarë. Nuk humbën ndaj Barcelonës dhe kjo ishte diçka që duhej të na motivonte.”