Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka tash e disa muaj që ka bërë një ndryshim drastik në pamjen e saj.
Ajo i ka lyer flokët e saj në të kuqe, duke marrë kështu një pamje krejt ndryshe nga biondja e zakonshme që publiku ishte mësuar ta shohë.
E në momentin që dukjen me flokë të kuqe ajo po e kombinon me veshje të zezë, fansat e saj menjëherë po vërshojnë me pëlqime dhe komente, duke e komplimentuar atë për dukjen atraktive me ngjyrat kombëtare.
E tillë Bebe Rexha u shfaq edhe në fotografinë e fundit që ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
Ajo pozoi e veshur me një fustan të zi dhe çizme të zeza, ndërsa flokët e kuqe të theksuara i la të lëshuara poshtë.
“Ndihem si magjistare dhe më pëlqen”, shkroi 31-vjeçarja në mbishkrimin e fotografisë, e cila mori pëlqime dhe komente të panumërta nga ndjekësit.