image Bebe Rexha në imazhet e fundit thotë se është duke provuar veten në editimin e fotografive

Modë & Stil

Bebe Rexha në imazhet e fundit thotë se është duke provuar veten në editimin e fotografive

news image

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është njëra nga artistet më të kërkuara në tregun ndërkombëtar.

Përveç këngëve hit ajo është aktive edhe në rrjetet sociale ku shpesh herë publikon imazhe tejet provokative.

Bukuroshja bionde njihet edhe për linjat e saj trupore, ndërsa shpeshherë sjell momente zbavitëse nga jeta e saj private.

Por, kohët e fundit ajo ka sfiduar veten në editimin e fotografive, për të cilat është duke punuar mjaft shumë.

Në një postim në rrjetin social “Instagram”, Bebe ka publikuar një imazh atraktiv, ndërsa në rend të parë ka vënë gjoksin e formësuar.

“Duke punuar në editimin e fotografive. Ndjeva ta vendos qiellin në sfond. Fotografia origjinale është në ‘Instastory’”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Bebe Rexha përveç fromave trupore të saj është kujdesur edhe për ndjekësit e saj, duke u kërkuar që të kujdesen për shëndetin mendor gjatë kësaj kohe me pandemi./ Gazeta Sinjali/ 

https://www.instagram.com/p/CDFMJhOFFoX/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/CCe_Bf2l6jr/?utm_source=ig_web_copy_link