image Bebe Rexha: Dita 64-të në karantinë dhe rrënjët e flokëve të zinj po përpiqen të bëjnë një rikthim

Showbiz/ Bebe Rexha: Dita 64-të në karantinë dhe rrënjët e flokëve të zinj po përpiqen të bëjnë një rikthim

news image

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, ka ndërprerë të gjitha aktivitetet e saj muzikore prej tri muajsh, shkaku i pandemisë globale koronavirus.

Ajo po qëndron e izoluar në shtëpinë e saj luksoze në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bashkë me vëllanë e saj, Florentit.

Gjatë këtyre ditëve qëndrimi në karantinë, këngëtarja shqiptare e ka bërë të ditur disa herë përmes rrjeteve sociale, se po e ka të vështirë të kujdeset për flokët e saj.

Së fundmi, ajo publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej e shtrirë në dysheme me një veshje mjaft sportive, teksa vërehet dukshëm sa ka filluar të kthehet në ngjyrën natyrale të flokëve të saj.

“Dita 64-të e karantinës. Rrënjët e mia po rriten dhe duket sikur flokët e zinj po përpiqen të bëjnë një rikthim”, shkroi artistja Rexha në mbishkrimin e fotografisë.

Edhe pse ka qëndruar e izoluar, 30-vjeçarja nuk ka ndenjur totalisht duarkryç gjatë këtyre ditëve, pasi ajo ka punuar rreth këngëve të reja të albumit të saj të dytë, që do të dalë në shitje këtë vit.

https://www.instagram.com/p/CALb1b3llWO/?utm_source=ig_embed