image Beart Rexhepi pjesë e platformës +18? - Zbulon të vërtetën

Bota e Yjeve

Beart Rexhepi pjesë e platformës +18? – Zbulon të vërtetën

news image

Beart Rexhepi është një nga personazhet më të komentuar të Përputhen, sidomos pas raportiz me Tea Trifonin.

Pas ndarjes së tyre, opinionisti i “Prime”, Meridian Ramçaj, tha se arsyeja e përfundimit të marrëdhënies së tyre ishte pjesëmarrja e të riut nga Kosova në platformën online për të rritur, ku kundrejt një pagese poston foto e video +18, “Onlyfans”. Megjithatë, ky lajm ende nuk u konfirmua, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkohë që ish-konkurrenti vazhdon të jetë në vëmendjen e publikut pasi u zbulua se do të jetë pjesë e klipit të ri të Encës, ai ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram.

Fansat nuk e kanë lënë Beartin pa e pyetur për “Onlyfans” dhe përgjigjia e tij nuk ka munguar. Ai ka sqaruar se nuk është pjesë e faqes për të rritur dhe theksoi se nëse do kishte do u tregonte të gjithëve.

“Shumë shpejt do ta hapi një sepse më keni lodhur a ke, a është e vërtetë. Unë kështu foto topless qes falas në Instagram, të paktën të fitoj lekë, pse jo? Nëse do kisha do e bëja publike, si thoni ju, ka logjikë të hapi dhe të mos i bëj reklamë vetes? Mendoni pak para se të lëshoni fjalë. Për ata që ende s’kanë kuptuar, jo nuk kam. Nëse ndonjëherë vendos ta hap, do t’iu tregoj të gjithëve”, shkruan ai./Gazeta Sinjali/