image BE vendos nën hetim kompaninë “Meta”, arsyeja lidhet me cenimin e sigurisë së fëmijëve

Aplikacione

BE vendos nën hetim kompaninë “Meta”, arsyeja lidhet me cenimin e sigurisë së fëmijëve

news image

Bashkimi Evropian (BE) nisi hetim ndaj kompanisë Meta me arsyen se nuk janë zbatuar rregullat e Unionit lidhur me mbrojtjen e të miturve në Facebook dhe Instagram.

Komisioni Evropian njoftoi se ka nisur hetim zyrtar për të zbuluar nëse Meta ka shkelur apo jo Aktin e Shërbimeve Digjitale (DSA) të BE-së në fushat që lidhen me mbrojtjen e fëmijëve.

Komisioni vuri në dukje se platformat Facebook dhe Instagram, përfshirë edhe algoritmet e tyre, mund të nxisin varësinë te fëmijët dhe gjithashtu mund të shkaktojnë të ashtuquajturin “efekti i vrimës së lepurit”, ndërkohë që edhe mënyrat e verifikimit të moshës që Meta ka vendosur në zbatim janë problematike dhe mund të falsifikohen më lehtë se që pritet.

Kompanitë teknologjike duhet të zbatojnë masa të ndryshme për të luftuar me përmbajtjet e paligjshme dhe të dëmshme në platformat e tyre.

Në deklaratë njoftohet se Komisioni do të vazhdojë të mbledhë informacione dhe prova shtesë për këtë çështje.

/GazetaSinjali/