image BE reagon pas rrëzimit të qeverisë: Kosova në gjendje të vështirë politike

Kosovë

Politikë/ BE reagon pas rrëzimit të qeverisë: Kosova në gjendje të vështirë politike

news image

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, ka reaguar pas rrëzimit të Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, në kohën kur vendi po përballet me koronavirusin.

Ajo ka thënë se votimi i djeshëm i mocionit për rrëzimin e qeverisë e ka vendosur Kosovën në një situatë të vështirë politike në një kohë krize të shkaktuar nga pandemia covid-19.

“Votimi i mocionit të mosbesimit për qeverinë vendos Kosovën në një situatë të vështirë politike në një situatë të paprecedent të shkaktuar nga koronavirusi”, ka shkruar Pisonero.

Tutje Pisonero ka bërë thirrje që të gjithë liderët politik në Kosovë të veprojnë me përgjegjësi dhe për interesin e popullit të Kosovës.

Në fund thotë se pas zhvillimeve të djeshme, hapat e radhës duhet të merren në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës./GazetaSinjali/