image BE përshpejton masat për azilin: Refuzime më të lehta dhe sistem elektronik për hyrje-dalje

Evropë

BE përshpejton masat për azilin: Refuzime më të lehta dhe sistem elektronik për hyrje-dalje

news image

Bashkimi Evropian ka ndërmarrë hapa të rinj për të përballuar flukset e migracionit, duke synuar refuzimin më të lehtë të kërkesave për azil dhe përmirësimin e kontrollit të kufijve përmes një sistemi të ri elektronik të hyrjes/daljes, shkruan Gazeta Sinjali.

Komisioneri i BE-së për Migracionin, Magnus Brunner, ka prezantuar një plan të ri që synon të përshpejtojë zbatimin e Paktit për Azilin dhe Migracionin, i cili fillimisht ishte planifikuar për më vonë. Plani ka marrë mbështetjen e disa vendeve anëtare, përfshirë edhe Gjermaninë.

E kemi sjellë këtë çështje pak më shpejt sepse besoj se duhet t’i përshpejtojmë gjërat. Duhet të përshpejtojmë”, deklaroi Brunner në një intervistë për Europamagazine.

Një nga ndryshimet kryesore është mundësia që shtetet anëtare të mos shqyrtojnë një kërkesë për azil nëse aplikanti mund të marrë mbrojtje në një vend të tretë të sigurt. Kjo do të thotë më shumë fleksibilitet për shtetet në refuzimin e kërkesave që nuk përmbushin kriteret.

Sipas Brunner, “Ne shohim se numrat po bien pikërisht në vendet me të cilat bashkëpunojmë. Dhe ky është padyshim një rezultat pozitiv dhe inkurajues. Një rënie prej 30 përqind është shumë inkurajuese. Por ky nuk është fundi”.

Për të përforcuar kontrollin e migracionit, më 19 maj në Bruksel u arrit një marrëveshje për zbatimin me faza të një sistemi të ri elektronik të hyrjes/daljes, që do të monitorojë hyrjen dhe qëndrimin e qytetarëve jo-BE në zonën Shengen. Ky sistem do të përfshijë mbledhjen e të dhënave biometrike si gjurmët e gishtërinjve dhe imazhet e fytyrës.

BE pret që gjatë verës të ketë sërish një rritje të numrit të azilkërkuesve, veçanërisht në vendet si Italia dhe Greqia, prandaj përshpejtimi i këtyre masave shihet si thelbësor për një menaxhim më efikas të situatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/