image BE: Pala kosovare dhe ajo serbe të kryejnë obligimet për depërshkallëzim të situatës në veri

Politikë

BE: Pala kosovare dhe ajo serbe të kryejnë obligimet për depërshkallëzim të situatës në veri

news image

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka bërë sërish thirrje për depërshkallëzim të situatës në veri nga të dyja palët si ajo e Kosovës dhe e Serbisë.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se zhvillimet dhe tensionet e vazhdueshme në veri janë arsyet se pse Bashkimi Evropian ka vendosur masa ndaj Kosovës.

“Natyrisht se jemi në dijeni për situatën në veri, për muaj e muaj të tërë ne kemi parë hapa të njëanshëm dhe të pakoordinuar, të cilat shpien në përshkallëzime të reja. Eskalimet konstante janë arsyeja se pse Bashkimi Evropian i ka vendosur masat ndaj Kosovës”.

“Natyrisht se ne presim nga institucionet në Prishtinë dhe nga Qeverisa e Kosovës që të marrin hapat e nevojshëm për depërshkallëzim të situatës, të njëjtën gjë ne po e presim po ashtu nga ana serbe. Të dyjat palët kanë këtu kanë lëshime dhe obligime dhe detyrime në të dyja anët që të bëjnë çdo gjë që të ndalin depërshkallëzimet”, ka thënë Stano.

Në këtë konferencë Stano pati edhe një kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Bislimit javën e kaluar i cili tha se “ka informacione që është rekomanduar heqja e masave nga BE-ja”.

/GazetaSinjali/