Bashkimi Europian ka sekuestruar më shumë se 200 miliardë euro që i përkasin Bankës Qendrore të Rusisë që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë. Ky numër bazohet në raportet e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, tha sot përfaqësuesi i saj në Bruksel.
Ngrirja e aseteve të Bankës Qendrore të Rusisë është pasojë e sanksioneve të vendosura vitin e kaluar gjatë luftës së Kremlinit. Të gjitha transaksionet që lidhen me administrimin e rezervave valutore dhe aktiveve të Bankës Qendrore të Rusisë janë të ndaluara.
Si rezultat, Banka Qendrore e Rusisë nuk ka më akses në asetet e saj në bankat qendrore dhe institucionet private të kreditit në Bashkimin Europian.