image BE-ja ofron tarifë fikse 10% për makinat amerikane, synon marrëveshje tregtare me administratën Trump

Botë

BE-ja ofron tarifë fikse 10% për makinat amerikane, synon marrëveshje tregtare me administratën Trump

news image

Komisioni Evropian është i gatshëm të pranojë një tarifë fikse prej 10% në shkëmbimet tregtare me Shtetet e Bashkuara, përfshirë importin e automjeteve, medikamenteve dhe komponentëve elektronikë, me kusht që marrëveshja të përfshijë kritere të qarta dhe të ndërsjella, raportojnë mediat gjermane, shkruan Gazeta Sinjali.

Qëllimi i kësaj iniciative është shmangia e tarifave të larta dhe ndërtimi i një kornize të re bashkëpunimi ekonomik mes dy blloqeve. Uashingtoni ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht gatishmërinë për një tavan prej 10% mbi makinat evropiane, por në këmbim të kësaj marrëveshjeje, Brukseli është i gatshëm të ulë kundërtarifat dhe të njohë disa standarde teknike amerikane.

Një zyrtar evropian tha se propozimi nuk është masë e përhershme dhe se në realitet “përfaqëson një rritje të kamufluar të taksave për konsumatorët amerikanë”. Paketa, e cila është ende në përpunim, përfshin gjithashtu shqyrtimin e një ndalese totale të importit të gazit rus, në favor të gazit të lëngshëm amerikan.

Burimet nga BE-ja theksojnë se propozimi është hartuar në mënyrë që të paraqitet si një fitore politike për presidentin amerikan Donald Trump, në një përpjekje për të zbutur tensionet tregtare dhe për të forcuar lidhjet transatlantike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/