Bashkimi Evropian ka akorduar pesë milionë euro ndihmë emergjente për Venezuelën, pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin dhe shkaktuan humbje të mëdha në njerëz dhe dëme të konsiderueshme materiale.
Lajmin e bëri të ditur shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e cila tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidenten në detyrë të Venezuelës, Delcy Rodríguez, për t’i shprehur solidaritetin e BE-së me popullin venezuelian.
Kallas bëri të ditur se, përveç ndihmës financiare, Bashkimi Evropian ka aktivizuar mekanizma emergjentë për dërgimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit, zjarrfikësve dhe personelit mjekësor në zonat e prekura.
Ajo shtoi se institucionet evropiane po punojnë edhe për vlerësimin e dëmeve dhe identifikimin e nevojave më urgjente humanitare, duke theksuar se BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Venezuelën në përballimin e pasojave të katastrofës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!