Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë deklaruar përkushtimin e tyre për të kontribuar në të gjitha përpjekjet diplomatike për uljen e tensioneve rreth Iranit, pas zhvillimeve të fundit në rajon, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një deklaratë të përbashkët të publikuar këtë të enjte, ata theksuan se synimi është të arrihet një “zgjidhje e qëndrueshme për çështjen bërthamore iraniane, e cila mund të vijë vetëm përmes negociatave.”
Deklarata gjithashtu mirëpret armëpushimin e arritur së fundmi dhe u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira që të tregojnë përmbajtje, në mënyrë që të shmanget përshkallëzimi i mëtejmë i situatës.
“Iranit nuk duhet t’i lejohet kurrë të pajiset me armë bërthamore”, thuhet më tej në komunikatën e BE-së, duke nënvizuar qëndrimin e pandryshueshëm të unionit për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!