image BE-ja heq sanksionet ndaj Sirisë

Botë

BE-ja heq sanksionet ndaj Sirisë

news image

Në një përpjekje për ta mbështetur tranzicionin dhe rimëkëmbjen e Sirisë pas rrëzimit të ish-presidentit Bashar al-Assad, Bashkimi Evropian ka hequr sanksionet ekonomike ndaj vendit.

Vendimi i fundit vjen pas një marrëveshjeje politike të arritur javën e kaluar nga ministrat e Jashtëm të BE-së për të hequr sanksionet.

Këshilli ka njoftuar se BE-ja do të mbajë ende në fuqi sanksionet që lidhen me qeverinë e Assad-it dhe kufizimet për arsye sigurie, ndërsa do të vendosë gjithashtu sanksione të reja ndaj individëve dhe subjekteve të lidhura me valën e dhunës në mars, sipas reuters.

“Këshilli do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet në terren dhe është i gatshëm të vendosë masa kufizuese të mëtejshme kundër shkelësve të të drejtave të njeriut dhe atyre që nxisin paqëndrueshmëri në Siri,” thuhet në deklaratën e Këshillit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/