image BE-ja ende pa vendim për heqjen e masave ndaj Kosovës

Politikë

BE-ja ende pa vendim për heqjen e masave ndaj Kosovës

news image

Po bëhen pothuajse një muaj që kur përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ia dorëzoi Këshillit Evropian raportin për heqjen e masave ndaj Kosovës dhe ende nuk ka një vendim të vendeve anëtare për këtë çështje.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se diskutimet për heqjen apo jo të këtyre masave janë duke vazhduar.

“Raporti i Përfaqësuesit të Lartë për përmbushjen nga Kosova të kërkesave të BE-së, i shprehur në Deklaratën e 3 Qershorit 2023 (Deklarata e Përfaqësuesit të Lartë në emër të BE-së) iu dërgua shteteve anëtare dhe diskutimi i parë u zhvillua në qershor”.

“Këshilli e kishte ftuar përfaqësuesin e lartë që të përgatiste një raport të tillë në konkluzionet e tij të dhjetorit 2023. Raporti është një dokument konfidencial dhe nuk do të bëhet publik”.

Përfaqësuesi i Lartë rekomandon heqjen e masave për Kosovën, siç theksoi ai në konferencën për shtyp më 24 qershor 2024. Diskutimet në Këshill vazhdojnë”, tha Stano.

/GazetaSinjali/