image BE-ja do të ndalojë importin e gazit rus deri në fund të 2027-ës

Evropë

BE-ja do të ndalojë importin e gazit rus deri në fund të 2027-ës

news image

Bashkimi Evropian do të ndalojë plotësisht importet e gazit rus deri në fund të vitit 2027, do të minimizojë importet e naftës ruse, do të intensifikojë përpjekjet kundër flotës në hije të Rusisë dhe do të zvogëlojë ndjeshëm varësinë nga Rusia në sektorin bërthamor, duke përfshirë kufizimin e furnizimeve me uranium të pasuruar, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo është bërë e ditur gjatë një prezantimi nga Komisioneri Evropian për Energjinë, Dan Jørgensen në Strasburg.

Jørgensen deklaroi se Bashkimi Evropian synon të ndërpresë plotësisht importin e burimeve energjetike ruse, me plane për të ndaluar blerjen e gazit rus deri në fund të vitit 2027.

Ai shtoi se muajin tjetër, në qershor 2025, Komisioni Evropian do të paraqesë propozime përkatëse legjislative bazuar në udhërrëfyes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/