Bashkimi Evropian ka miratuar një fond prej 64 milionë Eurosh për Shqipërinë, në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Në Shqipëri, ky fond do të kontribuojë në përmirësimin e ekonomisë, forcimin e sundimit të ligjit dhe mbështetje për një Shqipëri më të gjelbër dhe më të zhvilluar.
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, e ka cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për Shqipërinë drejt integrimit të saj në BE, duke theksuar se BE mbetet e angazhuar për ta mbështetur vendin në këtë rrugëtim.
“Plani i Rritjes do të nxisë zhvillimin ekonomik, forcojë sundimin e ligjit dhe do të krijojë mundësi për një Shqipëri më të zhvilluar,” tha Gonzato.
Në periudhën deri në vitin 2027, Shqipëria mund të marrë deri në 922.1 milionë Euro nga Mekanizmi i Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor, në këmbim të reformave në sektorët kyç si sundimi i ligjit, energjia e rinovueshme, ekonomia digjitale dhe zhvillimi i sektorit privat.