Bashkimi Evropian ka nënshkruar sot marrëveshjen me Serbinë për dhurimin e 7.5 milionë eurove dhe pajisjeve mjekësore për të përballiuar situatën me pandeminë globale Covid-19.
Ambasadori i BE-së në Brograd njoftoi se gjatë ditëve në vijim BE do të dërgojë në Serbi ilaçe dhe mjete mjekësore për përballimin e situatës.
Vendimi i BE’së vjen pak ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se i vetmi vend ku kishte shpresë për ndihmë ishte Kina dhe falënderoi ironikisht BE-në, “që nuk i dha asgjë Serbisë”.
Ndryshe, pas orë më parë është shënuar viktima e parë nga koronavirusi në Serbi./GazetaSinjali/