Aivo Orav, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, përmes një postimi në rrjetin social ‘‘X’’, ka bërë të ditur se sot ka pritur në takim Misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Kosovë.
Ai ka thënë se përmes kësaj, riafirmohet angazhimi i BE-së për demokracinë.
‘‘I lumtur të mirëpres ekipin kryesor të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së (MVZ) sot në Kosovë. MVZ do të monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke riafirmuar angazhimin e BE-së për demokracinë dhe rëndësinë e një procesi zgjedhor të besueshëm, gjithëpërfshirës dhe transparent”, ka shkruar ai.
Happy to welcome the EU Election Observation Mission (EOM) Core Team to 🇽🇰 Kosovo today.
— Aivo Orav (@AivoOrav) January 9, 2025
The EOM will monitor the 9 Feb 2025 elections, reaffirming the 🇪🇺 EU’s commitment to democracy & the importance of a credible, inclusive & transparent electoral process. pic.twitter.com/rMiR8yw00A