image BBC shkruan për zjarrin në spitalin e Tetovës

Rajon

BBC shkruan për zjarrin në spitalin e Tetovës

news image

Mediumi Britanik, BBC, ka raportuar për zjarrin që ka shpërthyer mbrëmë në spitalin ku po trajtoheshin pacientët me COVID-19 në Tetovë, transmeton Gazeta Sinjali.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan një ndërtesë në flakë dhe një re të trashë tymi të zi që dilte në ajër pranë një rruge kryesore në qytetin e Tetovës, shkruan BBC.

Tutje BBC ka shkruar se raportohet se zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin më pak se një orë pasi shpërtheu rreth orës 21:00 të mërkurën.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet.

“Kjo është një ditë shumë e trishtuar,” shkroi ai në Twitter, duke shtuar se disa pacientë ishin “transportuar me urgjencë” në një spital në kryeqytetin Shkup.

“Mjekët po luftojnë për jetën e të plagosurve,” tha Filipçe. Ai e përshkroi zjarrin si një “aksident të tmerrshëm”, por nuk dha detaje të tjera.

Kryeministri Zoran Zaev tha se zjarri ishte shkaktuar nga një shpërthim dhe se një hetim ishte duke u zhvilluar.

“Kjo është një ngjarje vërtet tragjike,” tha ai në një deklaratë të postuar në Facebook, duke shtuar: “Shkaku i zjarrit do të përcaktohet.”

Multiple casualties were reported by the Ministry of Health when a fire, thought to have been triggered by oxygen cylinders for patients with a more severe clinical case of Covid-19, broke at a hospital in Tetovo, North Macedonia

BBC ka shkruar se është ende e paqartë se sa pacientë po trajtoheshin në qendrën në Tetovë kur ndodhi incidenti.

Objekti i përkohshëm thuhet se është ndërtuar vitin e kaluar për t’u kujdesur për njerëzit e sëmurë rëndë nga koronavirusi.

/Gazeta Sinjali/