image BBC: Richard Grenell konsiderohet për pozitën e sekretarit të Shtetit ose këshilltarit për siguri kombëtare

Politikë

BBC: Richard Grenell konsiderohet për pozitën e sekretarit të Shtetit ose këshilltarit për siguri kombëtare

news image

Derisa tashmë është konfirmuar fitorja e kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sytë janë nga ai për të parë se kush do të jenë personat pjesë e administratës së tij.

Të enjten, mbi këtë çështje ka raportuar edhe “BBC”, ku përmend Richard Grenell, emër i njohur ky për kosovarët.

Sipas këtij mediumi, Grenell i cili ka shërbyer si ambasador i ShBA-së në Gjermani dhe ka ushtruar detyrën e drejtorit të intelegjencës kombëtare, po konsiderohet për dy pozita.

“Ai konsiderohet pretendent për sekretar të Shtetit ose këshilltar për siguri kombëtare.”– thuhet tutje në këtë artikull.

Ndërkohë, emra tjerë që janë përfolur është edhe Susie Wiles, si shefe e stafit.

Po ashtu, Robert F Kennedy Jr e Mike Pompeo janë përfolur për pozita.

Në artikull përmendet edhe Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, për të cilin Trump ka lënë të kuptohet se mund t’i japë një rol në kabinetin e administratës së tij, për të ndihmuar në eliminimin e mbeturinave qeveritare në atë që miliarderi i referohej si “Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë”.

/GazetaSinjali/