image BBC në vitin 2013: Është shfaqur një koronavirus, nuk është ende kërcënim global

Botë

Botë/ BBC në vitin 2013: Është shfaqur një koronavirus, nuk është ende kërcënim global

news image

Koronavirusi është duke paraqitur kërcënim për mbarë botën me mbi 1.6 milionë raste.

Mirëpo, derisa depërtimi i Covid-19 ndodhi vetëm në fund të vitit të kaluar në Kinë, BBC kishte publikuar një artikull në korrik të vitit 2013 pikërisht për kërcënimin e një koronavirusi.

“Koronavirusi vdekjeprurës që u shfaq vitin e kaluar aktualisht nuk duket të jetë aq infektiv sa të paraqesë një kërcënim global, thonë studiuesit.

Analizat e tyre për 55 raste të koronavirusit të sindromës së frymëmarrjes në Lindjen e Mesme, të botuar në Lancet, treguan se virusi e kishte të vështirë të përhapet në njerëz. Por virusi mund të ndryshojë formë, që do të thotë se mund të bëhet një kërcënim shumë më i madh”, shkruan BBC.

Vazhdimi i artikullit po ashtu trajtonte mundësinë e  shkaktimit të një epidemie.

Studimi tregoi se secili pacient do të infektonte mesatarisht 0.69 të tjerët. Kështu që tre pacientë të infektuar do ta kalonin virusin te vetëm dy persona.

Prof Arnaud Fontanet i tha BBC: “Virusi ashtu siç qëndron aktualisht nuk është në gjendje të fillojë një epidemi. Shqetësimi im është që njerëzit do ta lexojnë këtë dhe nuk do të shqetësohen për këtë, por e kundërta është e vërtetë. Kjo është koha e përsosur për të identifikuar burimin e kafshës dhe për ta ndaluar atë”./ Gazeta Sinjali/