image Baton Haxhiu: SVO është një grup terrorist, mendoi se është koha ta nisin “çlirimin e Veriut”

Politikë

Baton Haxhiu: SVO është një grup terrorist, mendoi se është koha ta nisin “çlirimin e Veriut”

news image

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë se grupi terrorist që sulmoi sot Policinë e Kosovës, duke lënë të vrarë policin Afrim Bunjaku, ka menduar se është koha “për çlirimin e Veriut”.

Ai tha se ky grup është përgatitur gjatë dhe sulmi ka ardhur për shkak të “zhgënjimit” nga dështimi në dialog.

“Ajo që SVO me akronimin e saj, një prej grupimeve serbe, ka një muaj më herët që është prezent dhe është një grup radikal i rebeluar si grup çlirimtar i Veriut, i cili realisht ka funksionuar në territorin e Serbisë dhe të Kosovës. Ky është një terrorizëm klasik, i përgatitur gjatë, por zhgënjimi ka ardhur në momentin kur dialogut po i vinte fundi. Ky grup realisht ka filluar ose ka pretenduar t’i ngjajë situatave të ngjashme edhe në vendet tjera dhe të quhet çlirimtar në një kontekst politik gati të pakumptimtë”.

Haxhiu në Pressing tha se deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që tha se janë vetëm serbë të Kosovës dhe jo të Serbisë, nuk është e vërtetë.

“Nuk është e vërtetë që ky grup është vetëm – se e dëgjova edhe konferencën e presidentit serb – i serbëve të veriut, janë profesionistë që e kanë përfunduar projektin e tyre si specialistë të ushtrisë dhe policisë serbe. Dhe janë ata të armatosur të grupeve kishtare që e përbëjnë këtë grup, i cili mendon se ka ardhur momenti për të filluar atë që quhet çlirim i Veriut”.

Haxhiu tha se e është parë që 20 vjetëshi ka qenë ndoshta më shtetbërësi.

“Policia e Kosovës është një institucion serioz. Policia e Kosovës është profesioniste, patriote dhe është në funksion të shtetit të Kosovës.  Serbia e ka kuptuar sot se me grupe terroriste dhe kinse çlirimtare nuk mund të hyjë me një polici që është stërvitur për 20 vite dhe ka treguar se shteti i Kosovës nuk është produkt i një hajgarëllëku, por i një shtetformimi serioz që policia ia jep kulmin e saj”.

Haxhiu tha se ajo që është dalluar sot është ajo njësia speciale e snajperistëve.

“Djemtë më të mirë të Kosovës. Në të gjitha garat janë më të mirit”.

/GazetaSinjali/