image Baton Haxhiu pasi doli të jetë drejtor marketingu në Spitalin Amerikan: Punoj 15 orë në ditë

Politikë

Baton Haxhiu pasi doli të jetë drejtor marketingu në Spitalin Amerikan: Punoj 15 orë në ditë

news image

Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të pagave të qytetarëve shqiptarë, duke shprehur shqetësimin pse ka ndodhur një gjë e tillë.

Haxhiu u shpreh se rroga e tij nuk ka pse të bëhet publike pasi këto janë të dhëna sekrete personale.

Baton Haxhiu kërkon dënimin e personit përgjegjës për ekspozimin e këtyre të dhënave.

“Është e pahijshme që ta ekspozosh njeriun që punon nga 15 orë në ditë dhe t’i shqetësosh të tjerët me rrogën time. T’i ekspozosh dikujt që e ka 10 mijë Euro rrogën kjo i bie që askush nuk e shikon punën tënde që ke 3 emisione në atë televizion.

Rroga ime hyn në pjesën e sekretit tim. Nuk di çfarë duhet t’i ekspozohet njeriut më shumë se aq. Jam lakuriq për arsye se ekspozimi i punës time bëhet për 10% të shikuesve. Këto janë gjëra që janë të pahijshme. Dhe ne meritojmë më shumë se aq se të gjitha këto gjëra që bëjmë ne në botë kushtojnë më shumë se 100 mijë Euro”, tha Haxhiu.

/GazetaSinjali/