“Magjistari medial, Baton Haxhiu, merr drejtimin e TV Dukagjinit?”, është raportimi i portalit Periskopi që e bëri të reagojë drejtorin aktual të Radio Televizionit Dukagjini, Dardan Belegu, i cili pati disa fjalë për “ndryshimet” në mediumin që udhëheqë, raporton Sinjali.
“Allo, drejtori ktu”, ishte reagimi i tij, duke lënë të nënkuptohet se pozitën e drejtorit do të vazhdojë ta mbajë dhe jo siç u raportua se në këtë post do të jetë vetëm përkohësisht.
Informacionet se Baton Haxhiu tashmë ka filluar të skanojë gjendjen brenda mediumit RTV Dukagjini, për të vendosur pastaj se a do të marrë përsipër menaxhimin e tij apo jo, sipas Belegut janë të pasakta.
Ai ua ka tërhequr vërejtjen mediumit Periskopi që raportoi për këto informacione, duke paralajmëruar pasoja.
“Mos i keqinformoni qytetarët se juve ju bjen keq!”, ishte reagimi i Belegut, duke ua rikujtuar edhe në fund se këtë mesazh e la “Drejtori Ekzekutiv i RTV Dukagjinit”.
Komentin e drejtorit “Trakla” e ka pëlqyer paraardhësi i tij, Ermal Panduri, që më parë ishte drejtor në këtë medium. /GazetaSinjali/