image Batatina: Llapi do të jetë befasia me e këndshme pas koronavirusit

Futboll

Batatina: Llapi do të jetë befasia me e këndshme pas koronavirusit

news image

Ekipi i Llapit sot në stërvitje zhvilloi një ndeshje kontrolluese mes vete.

Ndërsa trajneri, Tahir Batatina pas kësaj ndeshje u shpreh shum optimist për formën e lojtarëve. Ai madje tha se futbollistët ishin në gjendje të luajnë për 120 minuta e jo vetëm 90, pa problem.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot ishte ndeshja e parë kontrolluese ndërmjet futbollistëve të Llapit. Nga një skuadër Llapi i ka brenda vetes dy ekipe dhe ju garantoj shikuesve tanë se nuk do të ketë rënie por ngritje të ekipit.

Do të jemi skuadër shumë bindëse në këto 11 ndeshjet e mbetura sepse sot djemtë më dëshmuan se mund të luajnë jo vetëm 90 minuta të ndeshjes por edhe 120 minuta me intensitet të lartë. I përgëzoj të gjithë futbollistët që me profesionalizëm gjatë kohës së pandemisë kanë punuar dhe skuadra është në super formë deri pak ditë deri tek ndeshja e parë zyrtare në stadiumin “Zahir Pajaziti”

Kam besim në këtë skuadër se mund të jemi befasia më e këndshme pas luftës së fituar me virusin COVID-19. Na priftë e mbara së bashku me Kryesinë e klubit që është korrekt me skuadrën dhe stafin e skuadrës. Sot djemtë dëshmuan se sa janë profesionistë me ritmin e lartëtë ndeshjes.

Mungesa më e madhe në ndeshje për ne do jenë Legjendat

/Gazeta Sinjali/