image Bastisje në Pozheran: Policia ndalon 11 të dyshuar për organizim të bixhozit të paligjshëm

Siguri

Bastisje në Pozheran: Policia ndalon 11 të dyshuar për organizim të bixhozit të paligjshëm

news image

Një aksion i Policisë së Kosovës në fshatin Pozheran të Vitisë ka rezultuar me arrestimin e 11 personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari të bixhozit të paligjshëm.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimet janë kryer pas një bastisjeje të realizuar në një lokacion ku dyshohet se zhvilloheshin aktivitete të kundërligjshme të lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë sekuestruar prova materiale që lidhen me rastin dhe që pritet të përdoren në procedurat e mëtejme hetimore dhe penale.

“Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me veprën penale të lartcekur, të cilat do të shërbejnë si dëshmi në procedurën penale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/