image Basketbollisti u fye duke u quajtur koronavirus, NBA fillon hetimet

Basketboll

Basketbollisti u fye duke u quajtur koronavirus, NBA fillon hetimet

news image

NBA ka konfirmuar se kanë filluar hetimet për fyerje raciste ndaj një basketbollisti.

Bëhet fjalë për basketbollistin e njohur, Jeremy Lin i cili është quajtur koronavirus gjatë një ndeshje.

Pas kësaj thirrje reagoi me një shkrim edhe basketbollisti duke thënë se pse është aziatik-amerikan nuk do të thotë se nuk përjeton varfëri dhe racizëm.

Të jesh një aziatik-amerikan nuk do të thotë që nuk përjetojmë varfëri dhe racizëm. Të jesh veteran 9 vjeçar i NBA nuk më mbron të quhem ‘koronavirus’ në fushë. Të jesh njeri me besim nuk do të thotë që nuk luftoj për drejtësi, për veten time dhe për të tjerët.”, deklaroi basketbollisti.

Po ashtu, së fundmi u raportua për shtim të rasteve që kanë të bëjnë me fyerje racore./Gazeta Sinjali Sport/