image Bashkia e Korçës për Bregoviq: Muzika lidh popujt

Shqipëri

Bashkia e Korçës për Bregoviq: Muzika lidh popujt

news image

Nga Bashkia e Korçës kanë njoftuar se refuzojnë të përfshihen në debatin e fundit rreth performancës së këngëtarit serb Goran Bregoviq që pritet ta ketë në këtë qytet, me rastin e Festës së Birrës.

“As festa dhe as ftesa për Bregoviq si një nga këngëtarët në një nga 10 koncertet e kësaj feste nuk ka asnjë arsye apo nxitje politike. Ne besojmë se muzika është urë për të lidhur popujt dhe Festa e Birrës dhe Bashkia Korçë promovon vlerat më të mira të respektimit të diversitetit etnik e kulturor mes popujve të Ballkanit e më gjerë”, thuhet në përgjigjen e bashkisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga kjo bashki kanë bërë të ditur se kanë refuzuar pjesëmarrjen në debate me arsyetimin se nuk u takon atyre që të jenë pjesë e një diskutimi për sa kohë nuk ka pasur asnjë pikënisje apo qëllim për atë se çfarë po diskutohet kohët e fundit. /GazetaSinjali/