image Bashkëthemeluesi i Alibaba dërgon në SHBA maska dhe teste të koronavirusit

Botë

Botë/ Bashkëthemeluesi i Alibaba dërgon në SHBA maska dhe teste të koronavirusit

news image

Bashkëthemeluesi i Alibaba, Jack Ma ka dërguar në SHBA furnizimin e parë të maskave kirurgjikale dhe kuti testesh të koronavirusit.

Miliarderi kinez publikoi dy fotografi të mallrave të ngarkuara në një aeroplan në Shanghai.

Në fillim të këtij muaji ai tha se do t’i jepte Amerikës 500,000 komplete testimi dhe një milion maska.

Ma po dërgon gjithashtu në Evropë dërgesa të furnizimeve mjekësore, ndërsa bëri thirrje për përpjekje të bashkëpunimit ndërkombëtar për të luftuar pandeminë.

Kompania e tij tashmë ka dhuruar furnizime për vendet e tjera, përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut, Italinë, Iranin dhe Spanjën, duke u zotuar se do të shpërndajëdy milion maska mbrojtëse në të gjithë Evropën.

Dërgesa e parë me 500,000 maska dhe pajisje të tjera mjekësore, si pajisje provë, e cila ishte destinuar për Italinë, mbërriti në Belgjikë të Premten. /Gazeta Sinjali/