image Bashkësia Islame e Kosovës njofton për orarin e faljes së Fitër Bajramit pas ndërrimit të orës

Kosovë

Bashkësia Islame e Kosovës njofton për orarin e faljes së Fitër Bajramit pas ndërrimit të orës

news image

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka njoftuar se sonte, në mesnatë, do të bëhet ndërrimi i orës, i cili do të ketë ndikim në oraret e faljes së namazeve, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të tyre, ora do të ndryshohet për 60 minuta përpara, dhe si pasojë, besimtarët duhet të jenë të kujdesshëm për oraret e reja.

Po ashtu, BIK ka njoftuar se Fitër Bajrami do të falet nesër në orën 06:59.

Postimi i plotë:

Duke filluar nga mesnata e sotme bëhet ndërrimi i orës.

Ora sonte do të ndryshohet për 60 minuta përpara, andaj rrjedhimisht edhe oraret e faljes së namazëve do të ndryshojnë.

Për kohët e namazit për nesër dhe për ditët në vijim mund të informoheni nga takvimi zyrtar i Bashkësisë Islame të Kosovës apo edhe nga aplikacioni i ri.

🕒 Kohët e namazit për nesër, e diele – 30.03.2025

🌙 Imsaku: 4:39

☀️Lindja e Diellit: 6:14

🌙 Fitër Bajrami: 6:59

☀️Dreka: 12:44

☀️Ikindia: 16:17

🌔Akshami: 19:07

🌑Jacia: 20:40

/GazetaSinjali/