Bashkëshortja e ish-zyrtarit policor të NJSO-së, Arbnor Spahiut, Arieta Spahiu i cili është ndaluar nga autoritetet serbe dhe akuzohet për përfshirje në rastin Banjska, ka thënë se bashkëshorti i saj po kalon një situatë të vështirë emocionale gjatë kohës që po përballet me procesin ligjor, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo theksoi se kanë pasur një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ku kanë diskutuar për nevojën që rasti i bashkëshortit të mos politizohet dhe të trajtohet me transparencë dhe pa ndikime politike.
Bashkëshortja e Arbnor Spahiut, Arieta, thotë se kanë pasë një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, të cilit thotë se i ka kërkuar të mos politizohet rasti.
“Po, takimi me Kryeministrin Kurti ishte i rëndësishëm dhe i nevojshëm, sidomos në këtë periudhë të ndjeshme. Diskutuam për zhvillimet e fundit politike dhe për nevojën që të gjitha institucionet të veprojnë në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës. Theksova rëndësinë e transparencës dhe të shmangies së çdo ndikimi politik në proceset gjyqësore, përfshirë edhe rastin e bashkëshortit tim”, tha bashkëshortja e Arbnor Spahiut.
“Gjendja e tij fizike është stabile, por emocionalisht është në një situatë të vështirë. Qëndrimi në paraburgim pa prova bindëse është i rëndë për këdo,” tha Arieta për Tëvë 1.
Nga ana tjetër, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka konfirmuar se Policia ka dorëzuar dokumente te autoritetet serbe që faktojnë se Arbnor Spahiu nuk ka qenë pjesë e operacionit në Banjska dhe nuk është pjesë e Policisë së Kosovës që nga viti 2022.
Familja Spahiu kërkon një proces gjyqësor të drejtë, pa ndikime politike, duke theksuar shqetësimet për trajtimin dhe mungesën e qartësisë ligjore në këtë çështje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!