image 'Bashkëpunimi' i tyre theu rekorde, ndodh takimi i shumëpritur i Luiz Ejllit me Noizyn - VIDEO

Bota e Yjeve

‘Bashkëpunimi’ i tyre theu rekorde, ndodh takimi i shumëpritur i Luiz Ejllit me Noizyn – VIDEO

news image

Fituesi i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli është duke marrë pjesë në ndejën e organizuar sonte pas përfundimit të BB VIP Albania. Përgjatë qëndrimit në shtëpi, Luizi ishte bërë viral me vallëzimet që bënte sa herë që aty lëshoheshin këngët e reperit shqiptar Noizy-t.

Ndërkohë në një bisedë e sipër, Luizi kishte thënë se në momentin që do të dalë jashtë shtëpisë do t’i kërkojë Noizyt të bëjnë edhe një bashkëpunim.

Luizi dhe Noizy janë takuar sonte në organizimin e bërë pas përfundimit të BB VIP dhe shihet se përshëndeten në mënyrë shumë miqësore. Nuk dihet nëse kanë folur për bashkëpunimin.

/GazetaSinjali/